31 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez, mes tyre 5 gra dhe një fëmijë

Të paktën 31 refugjatë kanë humbur jetën pas fundosjes së gomones në Kanalin Anglez ndërsa përpiqeshin që të arrinin në Britaninë e Madhe sot.

Sipas raportimeve, mes viktimave janë pesë gra dhe një vajzë e vogël. Ndërkohë, kryeministri i vendit Boris Johnson do të mbajë një mbledhje emergjente për të përcaktuar veprimet që do të merren për situatën, njoftoi Downing Street.

Ky besohet që të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në të cilin përfshihen emigrantë që përpiqen të arrijë në Britani të Madhe në këtë lloj mënyre. Në gomone, sipas autoriteteve ishin 34 persona, 31 janë gjetur të pajetë, dy kanë mbijetuar dhe një nuk është gjendur ende.

Për rastin janë vënë në pranga katër të dyshuar si trafikantë emigrantësh.

Kategoritë
BotaLajme