37-vjeçari dëbon familjarët nga shtëpia, çka ndodhi kur shkoi policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për dhunë në familje me mbajtje të paautorizuar të armëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky arrestim është bërë në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Sipas policisë, i dyshuari i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lënë të hyjnë brenda.

Kur policia ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka qenë i dehur dhe në dhomën e tij  janë gjetur një armë e zjarit, një karikator me 17 fishekë dhe 65 fishekë

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Kategoritë
LajmeVendi