“40 kilogramë eksploziv”, kryeministri kroat del me detaje “rrëqethëse” për dronin që u rrëzua në Kroaci

epa09816686 Croatian soldiers investigate the site where a military drone crashed in Zagreb, Croatia, 11 March 2022. The Croatian Defense Ministry confirmed that an unidentified military drone crashed in downtown Zagreb on 11 March. EPA-EFE/ANTONIO BAT

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar sot se hetimet për rrëzimin e dronit në Zagreb gati dy javë më parë janë ende duke vazhduar, por se është konstatuar se ai ka qenë i armatosur.

“Ajo që Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar në këtë moment është se një lloj bombë ajrore ishte vendosur në atë avion pa pilot dhe se avioni ishte i armatosur”, tha Plenkoviq në një seancë të qeverisë për dronin sovjetik, raportojnë mediat kroate, përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se detajet tjera do të dihen në ditët në vijim pas përfundimit të hetimeve, duke vlerësuar se është e rëndësishme që e gjithë ekspertiza e kryer nga shërbimet profesionale të jetë e plotë dhe e saktë.

Prokuroria Shtetërore e Qarkut të Zagrebit njoftoi sot se ekspertiza balistike e fragmenteve metalike të dronit ushtarak ka konstatuar se bëhet fjalë për bombë ajrore, por se ende nuk mund të arrihet në një konkluzion përfundimtar për të.

Plenkoviq tha gjithashtu se pesha totale e bombës në fjalë në versionin origjinal ishte 120 kilogramë dhe kishte rreth 40 kilogramë eksploziv.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi së fundmi se, sipas informacioneve të tyre, avioni pa pilot që u rrëzua në kryeqytetin kroat ishte i paarmatosur dhe ra për shkak se i kishte mbaruar karburanti.

Kategoritë
BotaLajme