40-vjeçari tenton të hidhet nga objekti i Komunës së Mitrovicës

Një person rreth 40-vjeç është ngjitur në çatinë e objektit të Komunës së Mitrovicës, duke tentuar të hidhet, por pjesëtarë të policisë së bashku me disa zyrtarë komunalë kanë arritur ta bindin personin të zbresë pa u lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe me ndihmën edhe të disa punonjësve komunalë, ka arritur ta bindin personin në fjalë që të zbresë.

Burime të KosovaPress-it kanë mësuar se personi që sot ka kërcënuar me vetëvrasje, është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK për trajtim.

Kategoritë
LajmeVendi