51 vjeçarja në Prishtinë lindi foshnje

Një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga QKUK thuhet se, pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.

“Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore”, thuhet në njoftim.

QKUK thekson tutje se, gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi.

Kategoritë
LajmeVendi