53 vjeçarit në Lupç të Poshtëm i digjen rreth 15 mijë euro plantacion me pisha

Dje rreth orës 13:20 në fshatin Lupç i Poshtëm në komunën e Podujevës, një qytetari i është bërë një dëm i madh.

Sinjali mëson se 53-vjeçari ka të mbjellur një plantacion me pisha, ku 18 ari nga to i kanë shkuar dëm pasi që u përfshinë nga zjarri.

Sipas burimeve dëmi i shkaktuar ka një vlerë prej 12 mijë e 500 deri në 15 mijë euro.

Nuk dihen ende se cilat janë shkaqet që bënë të përfshihet plantacioni nga zjarri, si dhe ankuesi nuk ka ndonjë person në të cilin dyshon se ka kryer këtë vepër.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’.

Kategoritë
LajmeVendi