65 vjeçari nga Kaçaniku, dorëzon në polici paratë e gjetura në rrugë

Një qytetar nga Kaçaniku, Rrahim Loki , 65 vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të parave, afër Xhamisë së këtij qyteti.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe paratë gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.

Kjo shumë deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

“Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kategoritë
LajmeVendi