730 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Procesi i vaksinimit në Kosovë po vazhdon. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani janë dhënë 1 milionë e 568 mijë e 983 doza të vaksinës në të gjitha vendet e Kosovës.

Kurse, deri më sot 730 mijë e 37 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kategoritë
LajmeVendi