8 vjeçari në Indonezi gëlltitet nga një krokodil, banorët i çajnë barkun dhe nxjerrin të pajetë vogëlushin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi, ku një 8 vjeçar është gëlltitur nga një krokodil/

Mediat e huaja bëjnë me dije se vogëlushi Dimas Mulkan Saputra po peshkonte në lumë me babanë e tij, kur u kap pranë ujit nga krokodili në Kalimatan.

Ishte krokodili mbi shtatë metra i gjatë që tërhoqi në ujë Dimasin, derisa babai i tij Subliansy po ndiqte atë me shpresën se do ta mund ta shpëtojë të birin.

Madje e goditi disa herë krokodilin duke menduar se do t’ia lëshojë të birin, por ai u zhyt thellë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë.

Krokodili e ka gëlltitur Dimasin pa pasur nevojë as që ta kafshojë. Ndërkohë më pas, krokodili u gjet dhe u nxor nga uji, pasi ekspertët e mbytën dhe ia çanë barkun ku kanë nxjerrë dhe trupin e pajetë të vogëlushit.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme