A do ketë luftë në Bosnje? Milo “zbërthen” skenarët për Ballkanin dhe fatin e negociatave

A do të ketë luftë në Bosnje? Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e rrëzon këtë skenar.

“Serbia nuk është e interesuar për një tjetër përplasje në rajon. Retorika e Dodikut është e lidhur me forcimin e pozitave të tij dhe nxitjen që ka nga Beogradi për ta bërë këtë lojë të fortë dhe që lidhet edhe me mbështetjen e Rusisë, që ta ngrenë tensionin dhe kundër balancojë, ndoshta pse jo edhe konfliktin që po majiset në Ukrainë.

Rusia është e trembur që mund t’i afrohet NATO në kufi” tha Milo. Lorenc Vangjeli u shpreh se tensionet janë të rritura në maksimum. “Ballkani është gjithmonë i gatshëm për të shpërthyer” tha ai.

Shqiptarët e Kosovës shpresojnë që në vitin e ri të liberalizohen vizat, por a do të ndodhë një gjë e tillë? “Me shpresë që “PO”, duhet t’i japin Kosovës diçka” tha Milo.

Po negociatat a do të çelen për Shqipërinë në mars? “Në mars nuk e besoj, sepse Bullgaria po nuk hoqi veton, edhe nëse do Macron…” tha ish-ministri i Jashtëm.

Analisti Lorenc Vangjeli beson që në mars do të hapet rruga. “Besoj se do të ndodhë në negociatat për marsin, pasi ka sinjale nga Bullgaria” tha ai.

Kategoritë
LajmeRajoni