A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse do dalë nga Ballkani i Hapur nëse Serbia do të pozicionohet krah Rusisë në luftën kundër Ukrainës. Rama deklaroi se në informacionet paraprake ka parë një deklaratë të Vuçiç pro integritetit territorial të Ukrainës. Megjithatë ai shtoi se kjo është çështje që pret se nuk ka asnjë urgjencë për të dalë në përfundime.

“Sa i përket Serbisë, është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë për Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. Ne nuk kemi pasur mungesë informacioni në politikën e jashtme të Serbisë kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Nga informacioni paraprak që kam marrë, është se presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës. Sa i përket ecurisë së Ballkanit të Hapur kjo është çështje që pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerë konkluzione jo vetëm në raport me Serbinë por për mënyrën si do zhvillohet ky proces”, tha Rama.

Ai deklaroi se Ballkani i Hapur lidh marrëdhënie strategjike dhe rajonale mes vendeve dhe nuk ka për qëllim as të ndryshojë qëndrimin e Shqipërisë ndaj SHBA dhe as qëndrimin e Serbisë ndaj Moskës.

“Jemi në kushtet që nga ora në orë mund të shohin lidershipin e zgjedhur të Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shohim një qeveri kukull. Nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve dhe duhet të shikojmë dinamikat dhe si do sillen endet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi asnjë arsye të ngutemi. Ballkani i Hapur nuk është projekti i krijimit të ndonjë organizate si një BE e vogël apo aq më apo krijimi i një Jugosllavie të re. Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të bërë Serbinë aleate të SHBA. Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë qëndrimin ndaj Moskës. Nuk jemi në këtë fare. As nuk na ka shkuar në mend kjo gjë.

Nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike, rajonale. Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu në Ballkanin Perëndimor dhe mund të përdorë të tjera forca pro ruse, kjo është e gjitha për t’u parë. Janë të gjitha gjëra që janë diskutuar sot. Ballkani i Hapur është më tepër se një projekt lokal. Është i mbështetur shumë fort nga SHBA. Dhe është një projekt që mbështetet nga shumë aleatë dhe partner. Ne do i diskutojmë të gjitha me të gjithë”, u shpreh ai.

Kategoritë
LajmeRajoni