“A do të lejohen gratë që të votojnë?”, talebanët nuk mbajnë dot të qeshurën me pyetjen e gazetares

Rikthimi i talebanëve ka ngritur shqetësime globale në lidhje me të ardhmen e Afganistanit dhe veçanërisht të të drejtave të grave dhe vajzave në vend.  Shqetësimi është konfirmuar nga reagimi i një luftëtari taleban, i cili shpërtheu në të qeshura kur një gazetare e pyeti nëse gratë do të kishin të drejtë të merrnin pjesë në qeverinë e re që do të formohej.

Zyrtari taleban theksoi se të drejtat e grave do të bazoheshin në Sheriat, dhe kur u pyet nëse ato do të mund të votonin dhe të zgjidheshin, ai qeshi. Dy luftëtarët e tjerë talebanë që ishin me të gjithashtu qeshën. Ai madje i kërkoi kameramanit që të mos filmonte më.

Ka pasur shqetësime të shumta në lidhje me sigurinë e grave afgane, sipas një deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Ne kemi raporte që tregojnë abuzime të të drejtave të njeriut, dhe ajo çfarë më shqetëson më shumë është rritja e abuzimeve ndaj  grave dhe vajzave në Afganistan,” përfundoi ai.

Kategoritë
BotaLajme