A e dini se historia e qebapit doner daton nga shekulli i 18-të?

Informacioni i parë në lidhje me qebapin doner në Anadoll daton nga vitet 1750. I njohur si një lloj qebapi me origjinë nga Azia Qendrore, ai filloi të shënohet edhe në udhëpërshkrimet osmane në shekullin e 18-të.

Frymëzuar nga gatimi i mishit të qengjit në skarë, për donerin në disa burime thuhet se rrjedh nga pjekja në zjarr e mishit të ngjitur në shpatat e ushtarëve në fushëbetejë duke prerë pjesën e gatuar me thikë. Në një burim tjetër, pretendohet se ai u soll në kuzhinën turke nga Iskender Beu në Bursa në vitin 1850, ndërsa ky qytet konsiderohet vendlindja e qebapit të donerit. Iskender Beu si fëmijë në restorantin e babait të tij, ku gatuhej mishin i qengjit në hell, vendosi mishin në shish në mënyrë vertikale. Ky qebap vertikal me kalimin e kohës ka shënuar sukses dhe vite më vonë u njoh si qebapi doner.

Shitja e qebapit doner si një “ushqim i shpejtë” (fast food) në formë sandviçi në të gjithë botën filloi në fund të shekullit të 20-të. Sot është një pjatë shumë e dashur dhe e preferuar në shumë vende të botës.

Kategoritë
Të ndryshme