A ishte goli i Ronaldos pozicion jashtë loje

Goli i Cristiano Ronaldos kundër Villarrealit ndoshta do të duhej të ishte anuluar për pozicion jashtë loje.

Lojtari portugez nuk bëri asgjë të keqe me lëvizjen e tij në zonë dhe përfundimin e tij, por dukej se Jesse Lingard ishte në një pozicion jashtë loje kur Ronaldo goditi dhe e dërgoi topin në rrjetë, raporton Football Daily Goal.

Lingard është i avancuar kur Ronaldo godet dhe përveç kësaj, ai ndoshta e pengoi edhe portierin e Villarrealit, që do të thotë se nuk ka asnjë argument nëse ai po ndërhynte apo jo në lojë.

Sido që të jetë, goli u pranua, Ronaldo shënoi në minutat shtesë për 2-1 dhe United mori pikët e para në Ligën e Kampionëve,

Kategoritë
LajmeSport