A njoftoi Putini për luftën në Ukrainë tre ditë më parë?

Disa supozojnë se presidenti rus Vladimir Putin njoftoi për pushtimin ushtarak të Ukrainës lindore tre ditë më parë, i cili u transmetua në televizion herët në mëngjes.

Vlen të përmendet se video e transmetuar sot, gjashtë orë pas mesnate, është shumë e ngjashme me fjalimin televiziv të Putinit në të cilin ai tha se Rusia do të njohë pavarësinë e rajoneve ukrainase të Donbasit dhe Luganskut si shtete të vetëshpallura.

Videoja e mëngjesit të sotëm:

Duke cituar raportimet e mediave ruse, gazeta britanike Guardian shkruan se ka të ngjarë që njoftimi i Putinit për pushtimin të jetë regjistruar tre ditë më parë. Gazeta ruse Novaya Gazeta raportoi se videoja u postua në faqen e internetit të Kremlinit më 21 shkurt në orën 7:00.

Duke parë videon e tre ditëve më parë dhe videon e sotme, shihet se presidenti i Rusisë kishte veshur të njëjtat rroba dhe se ishte në të njëjtën dhomë. The Guardian vuri në dukje se videot e mëparshme nga Kremlini u shfaqën sikur të ishin drejtpërdrejt.

Pamjet nga e hëna, 21 shkurt:

Nëse kështu ka qenë edhe këtë herë, gazeta britanike thekson se ky është një tregues se Rusia nuk e ka marrë kurrë seriozisht rrugën diplomatike të zgjidhjes së krizës ruso-ukrainase dhe se ishte gati për një pushtim.

Kujtojmë se pushtimi ushtarak rus në lindje të Ukrainës filloi sot në orët e para të mëngjesit. Mediat e huaja raportojnë se shpërthime dëgjohen në disa qytete të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin. Putin siguron se vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë të gjithë Ukrainën, ndërsa ukrainasit besojnë se Rusia dëshiron pikërisht këtë. Perëndimi thotë se do të sanksionojë ashpër Rusinë, por nuk ka gjasa që ajo të reagojë ushtarakisht.

Kategoritë
BotaLajme