A po frikësohet se mund ta vrasin – Putin tash i mban takimet me anëtarët e qeverisë vetëm përmes video-lidhjeve

Vladimir Putin është fotografuar gjatë një takimi të sotëm me anëtarët e qeverisë së tij.

Pasi ka zgjedhur së fundmi të largohet nga kryesimi i mbledhjeve të tilla në anën e kundërt të një tavoline shumë të gjatë nga zyrtarë të lartë, ai tani e bën këtë përmes video-lidhjes.

Presidenti rus dukej se ruante një shprehje karakteristike të ashpër gjatë gjithë takimit ndërsa nuk dihet arsyeja se pse nuk po takimet e drejtpërdrejta, raporton skynews.

Theksojmë se ditë më parë mediat kanë raportuar se ai ka shkarkuar mbi 1000 pjesëtar të personelit pasi ka shfaqur dyshime tek ata.

Ndryshe, Putin njihet si person mosbesues dhe shpeshherë mban mbledhje duke i vendos bashkëpunëtorët në largësi prej vetvetes. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme