A po ju duket sot zheg? – Më 26 qershor 1982 ishte 40 gradë

Ditët e fundit të muajit qershor në vend sollën të nxehtin afrikan ku temperaturat shkuan deri në 37 gradë celsius.

Nga matjet zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, temperatura maksimale, nga të gjitha shënimet edhe ato nga vjetarët hidrometeorologjik për stacionin e Prishtinës nga viti 1949, më 26 qershor 2007 ka arritur temperaturën prej 37.2 gradë, shkruan “Prishtina Weather”, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa temperatura më e lartë maksimale përgjatë muajit qershor në Kosovë, është shënuar më 26 qershor të vitit 1982 në Prizren, prej 40.6 gradë celsius, edhe ky shënim nga vjetarët hidrometeorologjik të kohës, por edhe nga raportimet SYNOP.

Ditëve të fundit në aeroportin e Prishtinës janë regjistruar temperatura maksimale deri në 35 gradë, e sipas matjeve të stacioneve automatike të IHMK-së, së paku deri në orën 16:00 temperaturat maksimale kanë arritur deri në 36 gradë.

Megjithëse nëpër lokalitete nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të kenë shkuar deri në 37 shkallë.

Kategoritë
LajmeVendi