A qëndron njeriu i Vuçiqit në BIA pas koreografisë së turpshme me varrezat me ngjyrë të flamurit Ukrainës?

Tifozët e ekipit serb të Crvena Zvezda kanë shfaqur së fundi një koreografi të turpshme, duke paraqitur kyçe të cilat simbolizojnë varrezat me ngjyrën e flamurit të Ukrainës.

Një fotografi të ngjashme të realizuar nga stadiumi e ka postuar në rrjetin social Facebook edhe Bojan Dimiç, zyrtar i lartë i BIA-s, dhe i cili ka mbajtur pozita udhëheqëse në Cvrena Zvezda e që njihet për afërsinë me tifozët e këtij ekipi.

Lidhur me këtë situatë, Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter ka deklaruar se Crvena Zvezdan e mbështet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e luftës”, të cilët morën pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë.

“Këta janë Delije, ultrasit e futbollit të kampiones në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezda, duke zbuluar një pankartë tronditëse të flamurit ukrainas me varre në sfond. Ky është ekipi që mbështet Vuçiq, i cili njihet për njësitë e tyre “qentë e luftës” që morën pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë” shkroi ai.

Kurse më parë, Dimiç ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë Vuçiq.

Si duket Vuçiqin dhe Dimiçin i lidh edhe mbështetja e madhe ndaj presidentit rus Putin, pasi qe vajza e Dimiç ditë me parë ka postuar në rrjetet sociale një fotografi dhe postim në mbështetje të presidentit rus Putin në agresionin e tij kundër Ukrainës.

Kategoritë
LajmeRajoni