AAK e shqetësuar me rritjen e rasteve, kërkon që vaksinimi të jetë i detyruar për sektorin publik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar masa urgjente nga shtetit pas rritjes së rasteve me virusin Covid-19, raporton Ekonomia Online

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, e kanë konsideruar shqetësuese rritjen e numrit të rasteve pozitive me virusin Covid-19.

Tutje ai ka kërkuar që të shtohen kapacitetet sa i përket vaksinimit të qytetarëve, teksa kërkoi që vaksinim të detyruar.

“Sot i kemi 2 mijë e 50 raste të reja. Shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me menaxhimin e pandemisë. Deri më sot janë 50 për qind e popullatës të vaksinuar me dozën e dytë dhe 40 mijë me dozën e tretë. Nëse një trend i tillë i përkeqësimit vazhdon, atëherë spitalet do të jenë të stërmbushura. Është koha të kalohet në vepra. Duhet të kërkohet që masat të implementohen nga ana e inspektoratit të shëndetësisë dhe duhet sa më parë të jepet sa më shumë vaksina”, tha Dreshaj.

“Ka kohë që kemi promovuar vaksinimin e obliguar për kategoritë e punëtoreve në sektorin publik. Krejt ky shqetësim rezulton me brengën tonë lidhur me mos bartjen e maskës, dezinfektimin e duarve dhe higjienës. Nuk jemi pë rmbyllje të plotë por për respektim të masave. Kjo qeveri duhet të kthehet për menaxhim të pandemisë. Duhet të aprovojë ligjin e pagave”, ka thënë Dreshaj.

E deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadriaj, tha se me këtë ritëm numri i rasteve mund të rritet deri në 10 mijë. Ajo tha se Qeveria nuk i ka furnizuar spitalet me lista esenciale.

“Kjo qeveri dhe ministria duhet të merren me menaxhimin e pandemisë. Ka një kohë që kjo Qeveri nuk i ka furnizuar institucionet as me barna nga lista esenciale. Këto raste të vëzhgohen edhe nga policia në mënyrë që të dimë se a po respektohen masat sepse Omicron po përhapet shumë shpejt”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi