AAK fton konferencë të jashtëzakonshme për nesër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë ditës së nesërme.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së

Arsyeja e kësaj konference nuk dihet veçse është bërë e ditur se aty do të flasë kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

“Kryetari i Aleancës z. Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për media”, thuhet në komunikatë.Konferenca do të mbahet nesër në ora 14:00.

Kategoritë
LajmeVendi