AAK i vetmi grup parlamentar me qëndrim kundër martesave mes gjinive të njëjta

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet ku po debatohet rreth Projektligjit për Kodin Civil. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është shprehur vota e AAK për këtë projektligj do të jetë kundër

“Ne prej fillimit jemi deklaru që jemi kundër këtij projektligji dhe përfundimisht nuk do ta përkrahim, u shprej ajo.

Kadrijaj u shpreh se edhe ekzekutivi po duket që nuk është unik rreth kësaj çështje. Deputetja e AAK-së theksoi se po vërehen kundërthënje mes Kryeministrit dhe grupit parlamentar të VV-së rreth këtij Ligji.

“Ne po shohim kundërshtime nga grupi parlamentar i VV-së për këtë projektligj. Ju si kryeministër e keni shumicën, andaj ju takon juve ta merrni vendimin. Nuk e kuptoj pse tani në kur po debatohet për këtë ligj ju shohim duke debatuar me deputetët e juaj. Është deshtë që para kësaj seance t’i bëni të qarta qëndrimet” u shprej deputetja e AAK-së.

Kujtojmë se deri më tani, në parim mbështetje këtij Ligji i kanë dhënë gjitha grupet parlamentare përveç AAK-së, ku shefi i grupit parlamentar të kësaj partie pati deklaruar edhe më herët që nuk do ta mbështesin ligjin në këtë formë.

Kategoritë
LajmeVendi