AAK pro tërheqjes së 30% të Trustiti, Tahiri: Është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i këtyre mjeteve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i mjeteve të Trustit në kohë krize.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30% të shumës së Trustit.

“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize. U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit.  Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Kategoritë
LajmeVendi