Abazoviq i drejtohet Krivokapiqit: Nëse do të ketë ministër të ri të Brendshëm, do të ketë edhe kryeministër të ri të Malit të Zi

Nëse do të kemi një ministër të ri të Policisë, atëherë do të kemi edhe një kryeministër të ri në Mal të Zi.

Kështu së paku ka pohuar zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq për “Vijesti“.

“Unë nuk kam ardhur për ta dërguar drejt ndarjes Malin e Zi, por për të kontribuar në pajtimin e qytetarëve. Unë i kam thënë disa herë Kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri, dhe e përsëris që nëse kalohet vija e kuqe, dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se ata e kanë kaluar atë vijë. Një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e njëjta mundësi që të kemi një kryeministër të ri. Pas kësaj, unë do të përmbys Qeverinë, do të ndaloj së mbështeturi Qeverinë nëse mendoj se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë”, tha Abazoviq.

Politikani shqiptar pohoi se nuk e qarrtë se pse është hapur një krizë e re e pushtetit dhe se kjo nuk është çështje për të.

“Ne dolëm nga situata në Cetinje, shumë kritike, sipas mendimit tim me një rezultat fenomenal. Asnjë viktimë njerëzore, lëndime të rënda, me probleme të shumta që shoqëruan këtë ngjarje”, tha Abazoviq.

Zëvendëskryeministri tha se ishte arritur një marrëveshje me kryeministrin në krijimin e një komisioni pesë anëtarësh për të analizuar koordinimin e sektorit të sigurisë gjatë ngjarjeve në Cetinje.

Ndryshe, në një situatë të tensionuar gjatë ditës së diele në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të mitropolit serb, Joanikije.

Kategoritë
LajmeRajoni