Abazoviq në Sarajevë për Srebrenicën, përcillet nga një numër i madh policësh

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i Jashtëm malazez, Gjogje Raduloviq kanë arritur në Sarajevë të Bosnjës.

Sipas portalit të Sarajevës, Klix, Abazoviq është nën përkujdesje të veçantë të policisë. Ai thuhet se u drejtua për në një nga hotelet e qytetit pas mbërritjes.

Abazoviq tashmë kishte paralajmëruar mbërritjen e tij në Srebrenicë më 11 korrik për ta shënuar 26 vjetorin e gjenocidit atje, ku do të merrte pjesë në një tubim përkujtimor.

Abazoviq do të pritet nesër në Sarajevë nga dy anëtarë të Presidencës së BeH, Shefik Gjaferoviq dhe Zheljko Komshiq dhe ai gjithashtu duhet të takohet me ministren e Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave të BeH, Biserka Turkoviq.

Portali boshnjak kujton se Abazoviq ishte student i Sarajevës dhe se ai tërhoqi vëmendjen e publikut politik pasi hyri në një koalicion me partitë pro-serbe në Malin e Zi dhe ishte një nga figurat kryesore në dëbimin e partisë së Milo Gjukanoviqit pas 30 vjetësh në pushtet.

Sidoqoftë, Abazoviq gjithashtu luajti një rol të madh në miratimin e Rezolutës (mbi dënimin e gjenocidit në Srebrenicë) në parlamentin malazez

Kategoritë
LajmeVendi