Abdixhiku: Më dëgjo mirë Albin, opozita nuk iu nënshtrohet shantazheve tua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur edhe një herë në seancën e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, se opozita nuk i nënshtrohet shantazhimeve të Albin Kurtit.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja.

“Nuk e keni pasë njet zgjedhjen e presidentit ju e keni mendimin tek zgjedhjet e reja”.

“Më dëgjo mirë Albin, opozita nuk i nënshtrohet shantazheve tua”, u shpreh Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së i bëri komentet gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku , ka thënë se Kurti tentoi ta shantazhojë opozitën dhe se nëse nuk e heq këtë propozim, i pari i qeverisë po e çon vendin në zgjedhje.

“Jam plotësisht i habitur me këtë plotësim-ndryshim për Zgjedhje. Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore, Kosova ka nevojë që sa më lehtë të bëhet votimi i diasporës. Nëse ky ndryshim nuk tërhiqet, kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje dhe krijon vakuum institucional”, tha ai.

Ndër të tjera ai shtoi se kryeministri i Kosovës u përpoq të shantazhonte opozitën me fjalimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Këto janë veprime të shantazhimit që nuk është e zonja të qeverisë vendin. Partia në pushtet në mënyrë të paprecedentë, pa konsultim me partitë opozitare vendosi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Ky ligj duhet të jetë pjesë e reformës zgjedhore, reforma të tilla bëhen me përfshirjen dhe sidomos nën drejtimin e opozitës. Me vendimet e sotme, VV-ja ka përjashtuar opozitën, shoqëritë civile. Veprime të sotme janë mënyrë e shantazhit”, ka thënë ai.

Abdixhiku këto i ka quajtur veprimet e ngutshme.

Kryetari u Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, i cili i takon Vetëvendosjes, paraqiti ndryshimet në ligj. Ai pritet të votohet sonte në lexim të parë, ndërsa në lexim të dytë në një seancë të re nesër në ora 11:00.

Kategoritë
LajmeVendi