Abdixhiku takohet me Berger, dialogu me Serbinë dhe vizat ndër temat e diskutuara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Muguel Berger.

Berger i ka shprehur ngushëllime kryetarit Abdixhiku për viktimat e aksidentit në Kroaci, ndërsa të njëjtën e bëri edhe Kryetari i LDK-së, për viktimat nga përmbytjet në Gjermani.

“Abdixhiku e njoftoi Sekretarin për prioritetet e tij dhe qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike, si dhe për organizimin e LDK-së për zgjedhjet lokale të tetorit”, thuhet në komunikatën nga Zyra për Informim të kësaj partie.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe procesin e Berlinit, i cili ndër të tjerash parasheh edhe liri të lëvizjes për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Kategoritë
LajmeVendi