Aeroplani bën ulje emergjente, brenda u pa një gjarpër

Një fluturim i brendshëm në Malajzi bëri një ulje emergjente kur pasagjerët në bordin e avionit vunë re një gjarpër të lirshëm.

“AirAsia” konfirmoi se një fluturim nga Kuala Lumpur në Tawau u devijua në Kuching kur piloti u lajmërua për praninë e një gjarpri të lirshëm në ndarjen e pasagjerëve.

“Ky është një incident shumë i rrallë që mund të ndodhë në çdo avion herë pas here”, tha Liong Tien Ling, shefi i sigurisë së AirAsia, në një deklaratë të dhënë për Malay Mail, përcjell Klankosova.tv

Një video e postuar në TikTok pretendon të tregojë gjarprin duke rrëshqitur përmes një pajisje ndriçimi të avionit.

Linja ajrore tha se stafi kontrolloi aeroplanin për gjarprin pas uljes në Kuching, por ishte e paqartë nëse gjarpri ishte gjetur ndonjëherë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme