Aeroplani bën ulje emergjente ndërsa gruaja lind në mes të fluturimit

Një grua lindi në një aeroplan me ndihmën e një studentje të mjekësisë që ndodhej në bord. Kultumah Mohammed, 27 vjeçare, po udhëtonte nga Kanadaja drejt Egjiptit kur kuptoi se foshnja e saj po vinte në jetë.

Piloti u përpoq të bënte një ulje emergjente në Aswan, por djali i vogël lindi para se avioni të ulej. Për fat të mirë, studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr ndodhej gjithashtu në avion dhe i erdhi në ndihmë të resë.

Kur ata arritën përfundimisht në Aswan, mamaja e re dhe fëmija i saj u dërguan në spital ku mjekët thanë se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Linja ajrore tha: “Procedurat për sigurinë e pasagjeres u ndoqën shpejt, pasi shoqëruesit bashkëpunuan me një student të mjekësisë për të ndihmuar pasagjeren.”

Kategoritë
BotaLajme