‘Aeroportet TAV’ dhe kryeministri Zaev ndajnë kontratat e para për projektet e infrastrukturës

Fondet në vlerë prej rreth 9.9 milionë euro janë të destinuara për për ndërtimin e rrjeteve të furnizimit me ujë, kanalizimeve fekale dhe atmosferike…

Kompania ‘Aeroportet TAV’ dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë ndarë kontratat e para për projektet e infrastrukturës për 24 komuna të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia zyrtare e ndarjes së kontratave u organizua në Klubin e deputetëve në Shkup, ku para të pranishmëve u adresuan kryeministri Zaev, si dhe drejtori ekzekutiv dhe kreu i kompanisë ‘Aeroportet TAV’, Sani Şener.

Fondet në vlerë prej 609.9 milionë denarë (rreth 9.9 milionë euro) janë të destinuara për për ndërtimin e rrjeteve të furnizimit me ujë, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, rindërtimin e rrugëve lokale, zgjerimin dhe ndërtimin e kopshteve, rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, rezervuareve të ujit, sistemeve të furnizimit me ujë dhe për projekte të tjera.

Sipas kryeministrit Zaev, këto janë projekte infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Është parashikuar të zbatohen mbi 90 projekte të infrastrukturës në të gjitha rajonet e planifikuara, për të cilat janë ndarë 49.7 milonë euro. Dhe kjo është vetëm faza e parë. Në fillim të korrikut pason faza e dytë dhe afër 20 qershorit faza e tretë”, tha Zaev.

Ai njoftoi se fondet janë siguruar me një vendim të qeverisë për rishpërndarjen e parave nga koncesionari i kompanisë ‘Aeroportet TAV’, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e aeroportit të ngarkesave në Shtip, ndërsa tani me ato fonde do të financohen projektet në komunat në të gjithë vendin dhe do të zgjerohen kapacitetet e ndërtesave në aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Ndër të tjera, kryeministri Zaev theksoi se qëllimi kryesor është forcimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në nivelin lokal. Ai shprehu bindje se duke mbështetur mallra të qëndrueshme, krijohen kushte për një jetë më të mirë të qytetarëve, punësime të reja dhe zhvillim ekonomik.

Şener, nga ana e tij, njoftoi se brenda tre vitesh 35 milionë euro do të ri-alokohen për gjithsej 99 projekte sociale, ndërsa 14.7 milionë euro për investime në aeroporte në vend të ndërtimit të një aeroporti për ngarkesa.

“Si TAV, ne besojmë se sukseset operacionale dhe financiare kanë rëndësi vetëm kur krijojnë vlerë shoqërore. Përkundër krizës që shkaktoi virusi COVID-19, sot ne jemi krenar për të përmbushur zotimin tonë, si dhe premtimin tonë dhe sot ne po nënshkruajmë marrëveshje për fillimin e projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturën e Maqedonisë së Veriut, si dhe komoditetin e qytetarëve”, theksoi Şener.

‘Aeroportet TAV Aeroporte’, një ndër menaxhuesit më të dalluar në botë, në Maqedoninë e Veriut menaxhon aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Kategoritë
LajmeRajoni