Aeroporti i Stambollit, i pari në Evropë për nga numri i udhëtarëve

Aeroporti i Stambollit doli i pari në Evropë, duke mirëpritur 23,4 milionë pasagjerë në 2020.

Aeroportet në të gjithë botën kanë përjetuar një rënie serioze të numrit të pasagjerëve për shkak të mbylljes së kufijve dhe ndalimit të udhëtimit si pasojë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Me 23,4 milionë pasagjerë, Aeroporti i Stambollit u rendit i pari në listën e aeroporteve Evropiane për nga numri i pasagjerëve në 2020.

Aeroporti i Stambollit u pasua nga Aeroporti Heathrow i Londrës (Mbretëria e Bashkuar) dhe Aeroporti Paris-Charles de Gaulle (Francë) me 22,1 milionë pasagjerë.

Aeroporti Amsterdam-Schiphol (Holandë) u rendit i katërti me 20,9 milionë pasagjerë, i pasuar nga Aeroporti i Frankfurtit (Gjermani) me 18,8 milionë pasagjerë.

Aeroporti i Stambollit, i cili kryesoi listën duke pritur 23 milion e 409 mijë e 132 pasagjerë vitin e kaluar, është bërë aeroporti i parë në botë që ka marrë certifikatën e dhënë në kuadër të programit “Akreditimi Shëndetësor i Aeroportit”, një program i iniciuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) më 24 korrik.

Aeroporti i Stambollit u dallua për masat që mori me shpejtësi gjatë periudhës së epidemisë.

Kategoritë
BotaLajme