Aeroporti i Stambollit vlerësohet si aeroporti i dytë më i mirë në botë

“Conde Nast Traveler”, një revistë e udhëtimit, Aeroportin e Stambollit e vlerësoi si aeroporti i dytë më i mirë në botë.

Sipas një deklarate të bërë nga operatori i Aeroportit të Stambollit (IGA), ky aeroport vazhdon të vlerësohet lartë nga institucionet prestigjioze për infrastrukturën e tij të fortë, teknologjinë superiore dhe përvojën e lartë të udhëtimit

“Conde Nast Traveler”, një revistë e udhëtimit dhe stilit të jetës, një udhërrëfyes dhe frymëzim për udhëtarët që botohet nga “Conde Nast”, një nga grupet botuese kryesore në botë, e cila konsiderohet si autoritet në udhëtimet luksoze, ka shpallur rezultatet e sondazhit vjetor “Zgjedhja e lexuesve”, që është një nga çmimet prestigjioze.

Si rezultat i sondazhit në fjalë Aeroporti i Stambollit doli i dyti në listën e “Aeroporteve më të Mirë të Botës”.

Sipas anketës së revistës “Conde Nast Traveler” të votuar nga lexuesit, Aeroporti i Stambollit doli në vendin e dytë pas Aeroportit të Singaporit (SIN), duke tejkaluar aeroportet si “Narita” (NRT) i Tokios, “Incheon” (ICN) i Seulit, “Doha” (DOH) i Katarit, “Dubai” (DXB) i Dubait, “Marrakech” (RAK) i Marokut, “Athinë” (ATH) i Greqisë, “Cyrih” (ZRH) i Zvicrës, “London Heathrow” (LHR) i Londrës.

“Çmimet e Zgjedhjes së Lexuesve” të “Conde Nast Traveler” do të botohen në numrin e nëntorit të revistës.

Kategoritë
BotaLajme