Afër 60 për qind e qytetarëve po mendojnë që Policia e Kosovës nuk po e kryen punën si duhet

Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar një hulumtim lidhur me nivelin e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së publikut në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, hulumtimi është realizuar me anketë përmes së cilës janë mbledhur të dhëna sistematike mbi fushat me interes në Policinë e Kosovës.

Ky hulumtim është realizuar në të gjitha komunat e Kosovës dhe mostra e paracaktuar ka përfshirë një numër të të anketuarve prej 1 mijë e 782 qytetarëve.

Sipas këtij hulumtimi, bëhet e ditur se rreth 73.8 për qind e të anketuarve në nivel vendi e vlerësojnë profesionale sjelljen dhe qasjen policore në rrugë, kundrejt 15.3 për qind të anketuarve tjerë që e konsiderojnë jo profesionale dhe 10.9 për qind të tjerë nuk janë përgjigjur.

“47% e të anketuarve në nivel vendi pajtohen me qëndrimin se Policia përdor forcë të kontrolluar fizike, të arsyeshme, të domosdoshme dhe proporcionale, kundrejt 29.9% të anketuarve tjerë që nuk pajtohen me këtë qëndrim.

56.8% e të anketuarve në nivel vendi janë deklaruar përmes anketës së Policia i trajton të gjithë njëjëson pa marrë parasysh gjininë, moshën, etninë dhe religjionin, kundrejt 28.7% të anketuarve që e kundërshtojnë këtë qëndrim.

34.1% e të anketuarve në nivel vendi mendojnë se policia punon shumë në parandalimin e veprimeve kriminale , kundrejt 59,2% e të anketuarve që mendojnë se punohet pak.

55.6% e të anketuarve në nivel vendi I rendisin vjedhjet si shqetësim kryesor dhe më serioz të sigurisë në komunitetin e tyre , pasuar nga drogat me 14.9%, trafiku me 12.5% prishja e rendit dhe qetësisë publike me 10.9% si dhe shqetësimet e tjera”, thuhet ndër të tjera në raportin e hulumtimit të IPK-së.

Kategoritë
LajmeVendi