AFGANISTANI DHE BALLKANI

Nga: Bayram POMAK

Largimi i SHBA-ve gjatë ditëve të fundit nga Afganistani u bë temë diskutimi në nivel global. Kjo çështje u diskutua nga shum aspekte. Megjithatë askush s’e kuptoi se ç’po ndodh atje. Sipas disa qarqeve SHBA-të e humbën luftën, sipas disa tjerave kjo ishte tërrheqje taktike. Prej tërë këtyre debateve u kuptua se bota nuk kishte aq informata përAfganistanin dhe Talibanët. U pa se nuk ka informata tjera përpos fotografisë që e ka krijuar media Perëndimore. Vështrimi im personal është se imazhin e Talibanëve arkaik dhe të egër po përpiqen ta ndryshojnë ngadalë. Duket se me kalimin e kohës çdokush do të nis të thotë për Talibanët se edhe ata qenkan njerëz. Djalli është i fshehur në detaje. Me kalimin e kohës do ta shohim se çka po ndodh sot në Afganistan.

Ndoshta atëherë do të nisim ta kuptojmë, por sipas të gjitha gjasave do të jetë vonë. Ngjarjen që ndodhën pasi shpërtheu rasti i Afganistanit dhe informatat që u përhapën, tregojnë se kjo çështje ka nisur nga Ballkani. Kryetari i Parlamentit serb dhe ish Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq tha se takimet në mes të Talibanëve dhe qeverisë së Afganistanit kanë nisur në vitin 2019 në Serbi. Madje deklaroi se asokohe Talibanëti kanë hequr nga lista e zezë që ata të mund të vijnë në Serbi. Por njëkohësisht deklaroi se fuqitë e mëdha nuk dëshiruan që negoociatat të vazhdojnë në Serbi dhe ato i transferuan në Doha. Daçiq tha se këto takime ishin të fshehta dhe se asnjëherë nuk i ka treguar, por që tanimë i tregon sepse çdo gjë është e dukshme. Derisa në anën tjetër SHBA-të largoohen nga Afganistani, nisën të kërkojnë vend për strehimin e njerëzve që kanë punuar me ata. Vendi më ideal për këtë ishte Shqipëria dhe Kosova. Shqipëria dhe Kosova menjëherë u përgjigjën pozitivisht ndaj kësaj thirrjeje dhe u shprehën se janë të gatshëm t’i pranojnë Afganët. Në fakt Kryemministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se për pranimin e afganëve me SHBA-të nisi të takohet që prej mesit të Korrikut. Pra që nga fillimi ishte planifikuar që një pjesë e afganëve do të sistemoheshin në Balllkan.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në fokus të Medias perëndimore kur deklaroi se do t’i pranojnë afganët. Rama i cili dha intervista për shumë media, këtë vendim e shpjegoi në këtë mënyrë: “Para njëzetepesë vitesh ne ishim afganët e Evropës. Askush s’mund t’i kuptojë ata më mirë se na.” Madje Rama duke e theksuar se shqipëtarët janë ata që gjatë LBD-së mbrojtën më së shumti hebrenjë, shtoi se pranimi i afganëve është në përputhje me traditat e shqipëtarëve. Pos këtyre tha se shqipëtarët më së miri e dijnë se çka është lufta dhe se Perëndimorët luftën e mendojnë si ndjekje të një filmi në NETFLIX. Shqipëria më herët në kohën e Sali Berishës i ksihte pranuar pesë Ujgur që SHBA-të i kishin nxjerrë nga Guantanamo. Derisa asokohe askush s’kishte guxim për shkak të reagimit të Kinës, Shqipëria këta i pranoi për të treguar se ësht e reshtuar përkrah SHBA-ve. Në të njëjtën mënyrë në vitin 2008, në kohën e Obamës Shqipëria i pranoi njëmbëdhjetë të burgosur nga Guantanamo. Kur në vitin 2011 nisën negociatat në mes të Iranit dhe SHBA-ve dhe opozitarët Iranianë që gjendeshin në kampet e Irakut, SHBA-të i sistemuan në Shqipëri. Këta opozitarë që sot thirren si muxhahidinë, ende gjenden në Shqipëri. Kur e kemi fjalën për Kosovën, Presidentja Vjosa Osmani tha se “Afganët s’mund t’i kuptojë askush më mirë se Kosovarët dhe se krijon empati ndaj tyre. Duke thënë; “Kosovarët para 22 vitesh ishin refugjatë dhe ne jemi ata që i kuptojmë më së miri. Andaj ndaj tyre nuk i hapëm vetëm dyert por edhe zemrat.” Kryeministri Kurti tha se afganët i pranojmë për dy arsye dhe ia theksoi këto të dhëna: “Afganët i pranuam për dy arsye prej të cilave njëra është njerëzore kurse tjetra politike. Arsyeja njerëzore ka të bëjë me atë se s’mund t’i linim njerëzit atje të vdesin. Kurse arsyeja politike ka të bëjë me renditjen tonë përkrah SHBA-ve”.

Afganët u sistemuan në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Në këto shtete do të qëndrojnë derisa të zhvillohet procesi i tyre për aplikimm si azil në SHBA. Njëkohësisht e kanë të drejtën për aplikim për nënshtetësi në këto shtete. Tani për tani nuk dihet saktë sa do të qëndrojnë afganët në Ballkan, por flitet se ky proces mund të zgjas deri në dy vite.

Çështjen e sistemimit të afganëve në Ballkan duhet ta analizojmë edhe nga një aspekt tjetër. Deklaratat e Kryeministrit Kurti, Presidentes Osmani dhe Kryministrit të Shqipërisë Edi Rama janë retorike. Thelbi i çështjes është në qasjen e Perëndimit dhe SHBA-ve ndaj Ballkanit. Sado që Ballkani të jetë gjeografikisht në Evropë, megjithatë vazhdon të jetë hapësirë Gjeo-strategjike e SHBA-ve. Ky rajon u bë pjesë e NATO-së dhe ky proces u udhëhoq nga SHBA-të. Mbetën edhe disa shtete të cilat gjatë këtij procesi do të bëhen pjesë e NATO-së. Kundruar nga aspekti strategjik dhe i sigurisë ky rajon i duhet SHBA-ve. Krahas kësaj sikurse e shohim në çështjen e Afganistanit, ky rajon përdoret si depo. BE-ja dëshiron të përfitojë nga Ballkani për shkak të popullatës së saj të re e jo të përfitojë duke e përdorur për depo, pra ashtu si vepron SHBA. Por kur flasim për anëtarësimin e rajonit në BE, assesi s’dëshirojnë që banorët e rajonit t’i shohin të barabartë me shtetasit e BE-së. Projekti që më herët quhej ‘Mini Schengen’ kurse tani ‘Open Ballkan’ (Ballkani i hapur) është reflektim i kësaj. Nëse rajoni do të anëtarësohet në BE, pse të ketë nevojë për një projekt të tillë? Askush s’mundi të jep përgjigje të logjikshme për këtë. Si përfundim, përmes afganëve përpiqemi ta lexojmë qasjen e SHBA-ve dhe BE-së ndaj Ballkanit. Përmes veprimeve të saj, Prëndimi Ballkanin e sheh si tej-bahqe të saj. Kurse aty lihen zakonisht gjësendet e parëndësishme.

 

 

Bayram POMAK

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina