Prodhimi i grurit në pjesë të Sahelit ka rënë me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar dhe stoku i furnizimeve bazë ushqimore është gati të mbarojë, tha agjencia ndërkombëtare humanitare me seli në Londër, “Oxfam”.
Prodhimi i grurit në pjesë të Sahelit ka rënë me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar dhe stoku i furnizimeve bazë ushqimore është gati të mbarojë, tha organizata ndërkombëtare humanitare me seli në Londër, “Oxfam”.
Miliona njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të thatësirës, përmbytjeve, konfliktit dhe Covid-19, thuhet në deklaratë, duke theksuar se çmimet e ushqimeve janë rritur me 30 për qind në 5 vitet e fundit dhe se lufta Rusi-Ukrainë ka përkeqësuar edhe më shumë situatën.
Gjatë dekadës së fundit, krizat e ushqimit në Afrikën Perëndimore, përfshirë Burkina Fason, Nigerin, Çadin, Malin dhe Nigerinë, janë thelluar edhe më shumë dhe numri i njerëzve që kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore tani arriti në 27 milionë nga 7 milionë sa ishte në vitin 2015.
Deklarata paralajmëroi se Afrika Perëndimore po përjeton krizën më të rëndë ushqimore në 10 vitet e fundit dhe se numri i njerëzve që janë në nevojë urgjente për ushqim mund të arrijë në 38 milionë deri në qershor.