Agjencia Evropiane e Barnave fillon vlerësimin paraprak për vaksinën ruse Sputnik V

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi vlerësimin paraprak për vaksinën Sputnik V të zhvilluar nga Rusia kundër COVID-19

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) filloi vlerësimin paraprak për vaksinën Sputnik V të zhvilluar nga Rusia kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga EMA, bëhet e ditur se vlerësimi paraprak për vaksinën e zhvilluar në Qendrën Kombëtare Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike Gamaleya të Rusisë ka filluar në bazën e rezultateve të punimeve klinike në laborator dhe tek të rriturit.

“Sipas punimeve, vaksina duke nxitur prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune siguron mbrojtje kundër COVID-19. Vlerësimi i EMA-s do të vazhdojnë deri në ardhjen e të gjitha provave shkencore të nevojshme për kryerjen e aplikimit të miratimit zyrtar për përdorimin e vaksinës në BE”, thuhet në deklaratë.

Vaksina Sputnik V përmban dy adenovire të ndryshme të modifikuara të ndarë në dy doza.

Në fillim të muajit shkurt mediat ruse raportuan se në EMA janë kryer aplikime për përdorimin e vaksinës në BE, por EMA i përgënjeshtroi këto lajme.

EMA vlerësimin e saj paraprak e kryen me qëllim që të përshpejtojë procesin e miratimit kur të kryhet aplikimi për miratimin e përdorimit zyrtar.

Kategoritë
BotaLajme