Agjencia Kosovare e Privatizimit do të bëhet me bord të ri

Shefja e Grupit Parlamentar e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Qeveria e Kosovës do të propozojë një bord të ri për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, pasi nuk është miratuar raporti i Punës së AKP-së

Në konferencën për medie, Kusari-Lila ka thënë se në Komisionin për Ekonomi, VV-ja nuk e ka mbështetur raportin e Punës të AKP-së.

“Po bëjmë publike se në Komision për Ekonomi, VV-ja ka rekomanduar që të mos mbështet rekomandimi për raportin e punë të AKP-së. Ky rekomandim është miratuar. Me këtë kemi hapur rrugë që Qeveria të propozojë bord të ri. Ajo çka ne kemi konluduar është se ka qenë një performancë tepër e dobët. Është kthyer si institucion në shërbim të vetvetes. Kuvendi të japë rrugë zhvillimeve të reja. Për të kemi votuar në VV ndërsa kundër kanë votuar PDK-ja dhe Lista Serbe”.

Gjatë ditës është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, ku drejtori i AKP-së tha se pas vendimit të Qeverisë për pezullimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka pasë rënie të hyrave.

Kategoritë
LajmeVendi