Aguero: Nëse nuk fitojmë ndaj Dinamo Kievit jemi jashtë Ligës së Kampionëve

Sergio Aguero ka bërë debutimin e tij për Barcelonën në minutat e fundit të fitores së së dielës ndaj Valencias dhe tani ai po përgatitet të përballet me Dinamo Kievin në mesjavë.

Kur u pyet për fushatën e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, Aguero ishte drejtpërdrejt.

“Ne duhet të fitojmë sepse nëse nuk e bëjmë atëherë jemi pothuajse jashtë”.

“Sidoqoftë, ne jemi të sigurt dhe kemi lojtarët që do të na ndihmojnë të bëjmë më të mirën”, ka thënë Aguero në konferencë shtypi para ndeshjes.

Tutje Aguero u ndal edhe te largimi i Lionel Messit.

“Ai është duke bërë mirë, duke shijuar veten dhe kjo është ajo që dua për mikun tim. Unë dua që ai të shijojë futbollin e tij gjithmonë”.

Kategoritë
LajmeSport