Ahmeti i bën dhuratë një tastierë Ramës, i heq shkronjat P e R

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.

Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.

“Shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama”, është shprehur Shpend Ahmeti.

Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se “me P dhe R, shkruhet Prishtina”.

Kategoritë
LajmeVendi