Ahmeti politikanëve: A ka fije përgjegjësie nga dikush për vdekjet nga COVID-19

Me rritjen e numrit të të vdekurve dhe rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovës, ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti po kritikon sërish partitë politike për mosrespektim të masave antiCOVID-19 gjatë fushatës zgjedhore.

Ai thotë se kush do të japë përgjegjësi për numrin e vdekjeve nga COVID-19.

“Kur partitë pa përjashtim (bashkë edhe me mjekët brenda partive) injoruan covidin totalisht në fuka shatë, arsyetimet ishin banale – thjeshtë thonin se ju duhen takimet me qytetarë që në përkthin i bie “na duhen votat”. Akuzat e ndërsjella për këtë temë konsideroheshin debate politike të fushates. Dje në Kosovë ishin 14 viktima nga covid në një ditë. Katërmbëdhjetë në NJË ditë. A ka fije përgjegjësie nga dikush, së paku të kërkojë falje? Si kanë mundësi të flasin për çkado tjetër para se ta bëjnë këtë gjë? Apo ti numërojmë e rinumërojmë njiherë e mandej merremi me të. Thjeshtë po trajtohet si çështje numrash. Sot 14, nesër sa?”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Kategoritë
LajmeVendi