“Ajo tha PO”, futbollisti shqiptar i propozon partneres

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i ka propozuar partneres së tij për martesë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një fotografie të publikuara në Instagram. Ai ka shfaqur imazhin e të dashurës së tij, Dorina Podrimja, e cila shihet teksa mban në gisht unazën.

“Ajo tha PO”, shkroi Hadërgjonaj krahas fotografisë.

Së fundmi, çifti kanë kaluar disa ditë pushimi në Stamboll, ku edhe i kanë thënë po njëri-tjetrit.

Kategoritë
Sport