Akademiku japonez i cili u konvertua në Islam dëshiron të promovojë fenë Islame

“Ndërsa studioja krishterimin, mbaheshin leksione në fakultet për njohuri minimale rreth feve të ndryshme si Islami dhe Judaizmi. I kam ndjekur edhe këto ligjërata. Mësova gjëra të ndryshme nga Islami këtu ndryshe nga ata që i kam ditur”, tha ai.

Akademiku japonez, Ali Hiroaki Kawanishi, i cili u njoh me Islamin gjatë edukimit të tij fetar në Japoni, dëshiron të kontribuojë në promovimin e Islamit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kawanishi, i cili përfundoi studimet universitare në Universitetin Doshisha, Departamenti i Teologjisë së Krishterë, për Anadolu Agency (AA) tha se kishte doktoruar në fushën e teologjisë në Gjermani pasi u bë musliman.

“Ndërsa studioja krishterimin, mbaheshin leksione në fakultet për njohuri minimale rreth feve të ndryshme si Islami dhe Judaizmi. I kam ndjekur edhe këto ligjërata. Mësova gjëra të ndryshme nga Islami këtu ndryshe nga ata që i kam ditur”, tha ai.

Duke e vlerësuar historinë e konvertimit të tij në Islam si “të habitshme”, Kawanishi e përshkroi procesin nëpër të cilin ai kaloi duke thënë: “Derisa mësoja për Islamin, ligjëratat në fakultet më ndihmuan deri diku. Krishterimi nuk ishte për shpirtin tim, si të thuash kisha një ndjenjë të papërshkrueshmen. Një ditë u zgjova dhe vendosa të bëhem musliman. Atë ditë shkova në xhami pa u konsultuar me askënd pa hezitim dhe u bëra musliman në kuptimin e vërtetë të Allahut. Në kuptimin e vërtetë, nuk ndodh asgjë që Allahu nuk dëshiron. Mund të them se jam i bekuar me Islamin”.

Ali Hiroaki Kawanishi tha se pasi u bë musliman, ai filloi masterin në programin e Studimeve të Qytetërimit në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll në vitin 2015 dhe se ai studioi shkencat Islame në Fondacionin e Kërkimit dhe Edukimit të Stambollit (ISAR).

Kawanishi, i cili vazhdon studimet e doktoraturës në fushën e teologjisë në Universitetin e Tübingen, Gjermani, tha se zakonet e tij nuk ndryshuan shumë pasi u bë musliman, por ai jetoi një jetë më të shëndetshme.

Kawanishi theksoi se shkenca e kelamit-teologjisë është një armë shumë e fuqishme që i tërheq njerëzit.

Duke u shprehur se dëshiron të punojë rreth teologjisë islame në Japoni, Kawanishi deklaroi: “Në këtë aspekt ndjeva nevojën për të zotëruar shkencën e kelamit. Unë nuk jam në këtë rrugë sepse dua të bëhem akademik. Unë si japonez nuk kam dëgjuar që dikush të punojë në fushën e teologjisë islame në Japoni dhe Evropë. Kjo situatë është shumë e veçantë për mua. Më pëlqen. Jam i kënaqur me çdo gjë që më ofron Zoti. Nëse mund të bëj qoftë edhe një person të lumtur duke kontribuar në promovimin e Islamit në Japoni në të ardhmen, Jam shumë i lumtur me këtë. Jetoj duke thënë fat të nesërmes”.

Kawanishi, i cili tha se i pëlqen shumë ushqimi turk, pohoi se aventura e mësimit të turqishtes është edhe edukative dhe delikatesa e shprehjeve turke është shumë mbresëlënëse.

Kategoritë
BotaLajme