Aksident i rëndë në Klinë, dyshohet për dy të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa çastesh në rrugën Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Klinë.

Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

Lajmi.net ka provuar të marrë informacion për rastin nga Policia e Kosovës, por lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Kategoritë
LajmeVendi