Aksident i rëndë në Obiliq, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Palaj të Komunës së Obiliqit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, ku si pasojë ka vdekur një person ndërsa janë lënduar katër të tjerë.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, kanë deklaruar nga policia.

Kategoritë
BotaLajme