Aksident i rëndë në rrugën Carralevë-Shtime, persona të shtrirë në rrugë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Carralevë-Shtime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Sipas videove që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline, një kamionetë dhe një furgon janë përplasur fort me njërin tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca.

Të plagosurit tanimë janë bartuar në spital për trajtim.

Kurse, në këtë aks rrugor janë krijuar kolonë të gjata në komunikacion.

Kategoritë
LajmeVendi