Aksident në një prej tunelet në hyrje të Tiranës, makina përmbyset dhe kthehet me goma përpjetë

Një aksident ka ndodhur në një prej tuneleve të ndërtuara në hyrje të kryeqytetit, në zonën e njohur ndryshe si ish-Dogana.

Siç shihet edhe nga pamjet, njëra prej makinave si pasojë e manovrimeve të gabuara ka përfunduar me goma përpjetë dhe e përmbysur.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Ndërkohë që ky aksident ka vështiruar qarkullimin duke shtuar trafikun.

Kategoritë
LajmeRajoni