Aksident zingjiror në tunel, mbi 30 të lënduar (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në tunelin e malit Bolu të Turqisë, ku janë përfshirë shumë automjete,transmeton Gazeta e re

Ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë,  janë dërguar në rajonin ku reshjet e borës kanë qenë efektive.

Për shkak të aksidentit me të plagosurit, drejtimi i autostradës në Stamboll është mbyllur për qarkullim.

Guvernatori i Bolu-s, Ahmet Ümit tha se sipas informacioneve të para nuk ka viktima që humbën jetën e tyre por vetëm të lënduar

“Ekipet po shkojnë në rajon, e dimë që ka të lënduar. Në aksident në tunel janë përfshirë 18 automjete, kemi 30 të lënduar. Vazhdojnë reshjet e herëpashershme të borës. Normalisht, rrugët tona janë të hapura. Le të mos dalim jashtë nëse nuk duhet. Rreth tunelit kemi ekipe speciale, ndërhyhet menjëherë.Ne dërguam ekipe të tjera sepse ishte aksident zingjiror,  edhe unë po shkoj në vendin e ngjarjes. Së shpejti do të marrim informacione më të sakta“, tha ai./Gazetaere

Kategoritë
LajmeTë ndryshme