Aksidentet që tronditën botën e futbollit

Në botën e futbollit janë përjetuar shumë aksidente, që kanë shkaktuar dhimbje të mëdha me humbjen e jetës së futbollistëve dhe drejtorëve teknikë të ekipeve.

Futbollisti mbrojtës i ekipit turk Konyaspor, Ahmet Çalık, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Ankara, ka sjellë në mendje emrat në botën e futbollit që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Humbja e Ahmet Çalık, njëherësh lojtar i kombëtares turke, i cili humbi jetën si pasojë e përmbysjes së automjetit të tij në autostradën Ankara-Niğde ka mbuluar në zi botën e futbollit.

Në botën e futbollit edhe më parë janë përjetuar shumë aksidente të ngjashme, që kanë shkaktuar dhimbje të mëdha me humbjen e jetës së futbollistëve dhe drejtorëve teknikë të ekipeve si Chapecoense të Brazilit, ekipit angelz Manchester United, Torinos së Italisë dhe ekipit kombëtar të Zimbabvesë. Krahas këtyre në aksidente të ngjashme kanë humbur jetën lojtari i Alanyaspor, Josef Sural, lojtari Doğan Seyfi Atlı nga ekipi Denizlispor, spanjolli Jose Antonio Reyes dhe argjentinasi Emiliano Sala.

Humbja e jetës së lojtarit të ekipit Alanyaspor, Josef Sural

Futbollisti çek, Josef Sural, nuk mundi të mbijetojë nga aksidenti i minibusit që transportonte lojtarët e ekipit Alanyaspor teksa ktheheshin nga fusha kundërshtare e Kayserit në prill 2019.

Sural, ndodhej në mesin e 7 futbollistëve në minibusin që u aksidentua dhe ai humbi jetën në spitalin ku u dërgua.

Dhimbja 30 vjeçare e Samsunspor

Si pasojë e aksidentimit të autobusit të ekipit Samsunspor në janar 1989 gjatë rrugës për ndeshjen që do të luhej me Malatyaspor, humbën jetën 5 persona përfshirë futbollistët Muzaffer Badalıoğlu, Mete Adanır, Zoran Tomic, drejtori teknik Nuri Asan dhe drejtuesi i autobusit Asım Özkan.

Ndërsa u plagosën futbollistët Emin Kar, Erol Dinler, Şanver Göymen, Orhan Kılınç, Kasım Çıkla, Fatih Uraz, Burhanettin Beadini, Yüksel Öğüten, Uğur Terzi dhe menaxheri Yüksel Özan. Pas aksidentit klubi i Samsunspor në fanellën e tij me ngjyrë të kuqe-bardhë shtoi edhe ngjyrën e zezë në përkujtim të emrave.

Gjithashtu si pasojë e një aksidenti humbi jetën në dhjetor 2001 edhe futbollisti i ri Doğan Seyfi Atlı nga ekipi Denizlispor. Në aksident automjeti i drejtuar nga Doğan Seyfi Atlı, u përplas me barrierat dhe futbollisti humbi jetën pasi u dërgua në spital.

Futbollisti spanjoll Reyes humbi jetën

Futbollisti spanjoll Jose Antonio Reyes, nuk mundi të shpëtojë dhe humbi jetën në aksidentin e trafikut që pësoi në rajonin Utrera në jug të Spanjës më 1 qershor 2019. Reyes, kishte luajtur në ekipe si Sevilla, Atletico Madrid, Arsenal.

Sala nuk mundi të veshë fanellën në ekipin e ri

Një tjetër ditë zie për botën e futbollit ka qenë humbja e jetës së futbollistit argjentinas Emiliano Sala. Futbollisti humbi jetën si pasojë e rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte dy ditë pas realizimit të transfertës më të rëndësishme të jetës së tij, i cili nënshkroi kontratën nga ekipi francez Nantes për në ekipin britanik Cardiff City.

Avioni me pilotin David Ibbotson dhe futbollistin Sala humbi në La Mansh gjatë fluturimit më 21 janar 2019 nga qyteti francez Nantes drejt kryeqytetit të Uellsit, Cardiff.

Trupi i futbollistit argjentinas u nxor nga rrënojat e avionit që u arritën të gjenden më 3 shkurt, dy javë pas aksidentit ku dhe identifikimi zgjati 4 ditë.

Aksidenti ajror i ekipit brazilian Chapecoense

Avioni me futbollistët dhe stafin teknik të ekipit Chapecoense në Ligën e Parë të futbollit në Brazil, u rrëzua me 29 nëntor 2016 në qytetin Medellin të Kolumbisë.

Në avionin e rrëzuar në territor malor nga 77 persona (9 ekuipazh, 68 udhëtarë) humbën jetën 71 persona. Ndërsa nga ekipi Chapecoenseli shpëtuan futbollistët Alan Ruschel, Helio Neto dhe Jackson Follmann.

Aksidenti i ekipit të Torinos

Një tjetër aksident që ka mbetur në memoria ka qenë aksidenti i avionit me ekipin e Torinos i cili u rrëzua duke u përplasur me malet në afërsi të qytetit të Torinos më 4 maj 1949. Nga aksidenti humbën jetën 31 persona, përfshirë stafin teknik, gazetarë dhe 18 futbollistë, përfshirë edhe të kombëtares italiane.

Humbi jetën 8 futbollistë të Manchester United

Manchester United përjetoi një tronditje të madhe me aksidentin e avionit më 6 shkurt 1958 i cili në histori është regjistruar si “tragjedia e Mynihut”.

Avioni me ekipin e Manchester United pas aeroportit të Beogradit, u ul për furnizim në aeroportin Riem në qytetin Mynih të Gjermanisë. Gjatë përpjekjes për ngritje avioni u përplas me barrierat në aeroport pasi nuk mund të marrë shpejtësinë e duhur për ngritje. Në avionin me 44 persona humbën jetën në vendin e ngjarjes 20 njerëz, ndërsa 3 të tjerë që u plagosën rëndë nuk mundën të mbijetonin pavarësisht ndërhyrjeve në spitalin Rechts der Isar në Mynih. Në këtë mënyrë në këtë aksident humbën jetën 23 persona, përfshirë staf dhe drejtues teknik si dhe 8 futbollistë të Manchester United.

Roger Byrne, Mark Jones, Eddie Colman, Tommy Taylor, Liam Whelan, David Pegg, Duncan Edwards dhe Geoff Bent ishin në mesin e futbollistëve të cilët nuk mundën të shpëtonin nga aksidenti.

Aksidenti që mbuloi në zi kontinentin e Afrikës

Një nga ditët më të dhimbshme të kontinentit afrikan në fushën e blertë është aksidenti i avionit më 27 prill 1993 në qytetin Libreville të Gabonit.

Ekipi Kombëtar i Zambisë i cili synonte pjesëmarrjen në Kupën e Botës 1994 u nis me avion drejt Gabonit për ndeshjen që do luante në fushë kundërshtare me këtë vend. Avioni i cili u furnizua një herë në rrugë dhe i cili u kuptua se kishte defekt u rrëzua vetëm pak larg nga aeroporti ku do të kryente uljen.

Në aksident humbën jetën 25 udhëtarë dhe 5 pjesëtarë të ekuipazhit. Në aksidentin që u përcaktua se ndodhi për shkak të gabimit të pilotit humbën jetën 18 futbollistë nga ekipi kombëtar i Zambisë (Efford Chabala, John Soko, Whiteson Changwe, Robert Watiyakeni, Eston Mulenga, Derby Makinka, Moses Chikwalakwala, Wisdom Mumba Chansa, Kelvin Mutale, Timothy Mwitwa, Numba Mwila, Richard Mwanza, Samuel Chomba, Moses Masuwa, Kenan Simambe, Godfrey Kangwa, Winter Mumba, Patrick Banda) si dhe drejtori teknik Godfrey Chitalu.

Kategoritë
Sport