Aksidentohet autobusi që transportonte refugjatë ukrainas, ka të plagosur

Një autobus me refugjatë nga Ukraina është aksidentuar në Poloni mëngjesin e sotëm, ku janë plagosur gjashtë persona, mes të cilëve ishin pesë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në  në qarkun Swidnica, Poloni.

Sipas policisë nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
“Ata u dërguan në spital për ekzaminim. Bëhet fjalë për pesë fëmijë dhe një të rritur. Janë jashtë rrezikut për jetën. Në autobus ishin 73 persona që po udhëtonin për në destinacionin e tyre në Varshavë”, thuhet në komunikatë të policisë.

Kategoritë
BotaLajme