Aksion fantastik, Rashica e kalon Kosovën në epërsi

Kosova ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje ndaj Maltës.

Ishte Milot Rashica i cili realizoi në minutën e 18-të, pas një aksion model nga treshja e sulmit, Zeneli, Rashica, Kastrati.

Kjo ndeshje miqësore është e dyta për “Dardanët” në këtë muaj.

Ndeshjen e parë, Kosova e fitoi me rezultat 4:1 ndaj San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kategoritë
LajmeSport