Aksion simbolik i studentëve para zyrës së BE-së

Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim”, kanë mbajtur një aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë, me ç’rast kanë shprehur indinjatën për mosliberalizim të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Omer Kosumi nga SKV-ja, tha se si student ndjehen të diskriminuar pasi që edhe në rast se pranohen në Universitete Evropiane ambasada po u’a refuzon vizat..

Madje është shprehur se Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë dhe BE-ja duhet sa më shpejt të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Të vërteten e shpërblimit dhe ndëshkimit. Siç dihet pas 10 vite Kosova vazhdo të jetë e izoluar. Qëllimi i aksionit është për të shpreh shqetësimin për të studiuar në BE. Ka raste ku studentët pranohen ne universitete, por ambasada u’a refuzon vizën. Ajo që kërkojmë është trajtim i barabartë. Qëllimi tjetër është për të përçuar mesazhin që ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë, por duhet t’i kryeni edhe ju. Duam që të jemi pjesë e Evropës, e jo të diskriminohemi”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi